Rikthehet Superliga, sot luhet në Skënderaj e Lipjan - Gazeta Express
string(51) "rikthehet-superliga-sot-luhet-ne-skenderaj-e-lipjan"

Futboll

Gazeta Express

29/11/2025 11:00

Rikthehet Superliga, sot luhet në Skënderaj e Lipjan

Futboll

Gazeta Express

29/11/2025 11:00

Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me xhiron e 15-të, e cila në përbërje të saj ka disa ndeshje tejet interesante.

Gjatë ditës së shtunë do të luhen dy ndeshje – njëra në Skënderaj e tjetra në Lipjan.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, Drenica i bën konak Gjilanit, me dy skuadrat që po kalojnë formë të luhatshme.

Në pesë ndeshjet e fundit, Drenica e Bylbyl Sokolit ka dy fitore, dy humbje e një barazim.

Në anën tjetër, Gjilani që drejtohet nga Debatik Curri ka dy humbje, dy barazime e vetëm një fitore.

Drenica xhiron e kaluar u mposht nga Dukagjini si mysafire, teksa Gjilani barazoi me Ferizajn në shtëpi.

Duel interesant do të jetë edhe në Lipjan, aty ku Prishtina e Re e pret Prishtinën.

Prishtina është lidere e tabelës, mirëpo nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit.

Bardhekaltërit nga kryeqyteti kanë dy fitore, dy humbje e një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, Prishtina e Re është pa fitore në dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura në fushën e futbollit – pa e llogaritur këtu fitoren në tavolinë ndaj Drenicës para tri ndeshjeve.

Të dy ndeshjet e përmendura nisin nga ora 13:00./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement