Amir Rrahmani po kalon një formë të shkëlqyer dhe rikthimi i tij pas dëmtimit ka qenë vendimtar për Napolin.
Ndërsa mungoi gjatë shtatorit për shkak të një tërheqjeje muskulore, mbrojtësi kosovar u rikthye më i fortë se kurrë, duke u bërë një shtyllë e mbrojtjes së “të kaltërve”.
Shembulli më i freskët ishte paraqitja e tij brilante në fitoren e Napolit ndaj Qarabag në Ligën e Kampionëve, ku Rrahmani dominoi prapavijën dhe udhëhoqi skuadrën me autoritet.
Forma e tij e lartë nuk ka kaluar pa u vënë re.
Sipas Corriere dello Sport, dy klube të mëdha turke — Besiktas dhe Fenerbahce — kanë shfaqur interes të fortë për 31-vjeçarin, i cili konsiderohet një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentin, përcjell Gazeta Express.
Ajo që ka rritur tensionin në Napoli është ngërçi në rinovimin e kontratës së Rrahmanit. Klubi italian synonte ta zgjaste marrëveshjen nga viti 2027 në 2028, por bisedimet janë bllokuar, duke hapur derën për ndërhyrjen e klubeve të interesuara.
Mediat italiane madje e përshkruajnë situatën si një përpjekje nga pala turke për të futur “ndarje mes burrit dhe gruas”.
Pas rastit Anguissa, duket se Napoli ka një tjetër çështje delikate në duar, dhe këmbanat e alarmit tashmë kanë filluar të bien në kampin italian. /GazetaExpress/