Tri ditë atdhetar në vit, janë të pamjaftueshme për gjendjen ku jemi - Gazeta Express
string(67) "tri-dite-atdhetar-ne-vit-jane-te-pamjaftueshme-per-gjendjen-ku-jemi"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

28/11/2025 13:23

Tri ditë atdhetar në vit, janë të pamjaftueshme për gjendjen ku jemi

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

28/11/2025 13:23

Shkruan: Ramiz Lladrovci

Ky 28 nëntor, më shtyn të mendoj se pozat atdhetare të disa krerëve të shtetit, personaliteteve madje edhe disa qytetarëve duke u lavdëruar me këtë ditë të shenjtë të kombit, janë artificiale.

Çfarë kemi bërë ndërmjet dy 28 nëntorëve, çka kemi ndryshuar?

Kjo datë madhështore, bëhet më provokuese për ata që e synojnë votën me 28 dhjetor, andaj, kapja e vullnetit qytetar me flamurin kuq e zi, duket veprim më i lehtë se dëshmia e punës gjatë një viti apo një mandati nën hijen e këtij flamuri.

Pyes, si një nga ata që nuk i deshti plumbi, çfarë do të duhej të bënim menjëherë që shteti ynë të ishte më i suksesshëm, hapësirë më e lumtur për të rinjtë tanë, hapësirë më optimiste për familjet e Kosovës, shtet më i drejtë, shtet i cili më shpejtë ofron zgjidhje të sfidave, shtet më efikas dhe shtet çfarë e duan të gjithë qytetarët.

Edhe ky 28 nëntor, në Kosovë do të shënohet në situatë jo aq optimiste, megjithëse festë që bëhet më përfshirëse besa edhe e lidhur ngushtë me fushatën.

Mendja ma thotë se tri herë në vit atdhetar, nuk mjafton. Në tri ditët më të shënuara për qytetarët e Kosovës, 28 nëntor, 17 shkurt dhe më 5 mars, nuk mjaftojnë të jemi atdhetar. Madje, edhe 365 ditë atdhetar, është e pamjaftueshme nga gjendja ku jemi.

Atdhetar me vepra – me punë, me efikasitet në përmbushjen e përgjegjësive, gjatë 365 ditëve, na jep shpresë se mund të përmbushim shekullin tonë të jetës, punës dhe atdhetarizmit, duke e bërë Kosovën shtet të denjë, ashtu siç e deshtën ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Ashtu e duan edhe heronjtë tanë të luftës dhe paqes, të cilët edhe sot, në këtë ditë të shënuar të kombit, ndodhen në përballje për të drejtën tonë për liri, për pastërtinë e luftës tonë çlirimtare, për rrugën tonë euro-atlantike.

Po, e them me bindje të plotë se nuk mjafton të jesh atdhetar dhe i veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, vetëm tri ditë të vitit, bile, 365 ditë janë pak!