Në përkujtim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Federata e Futbollit e Kosovës i ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar.
“Urimet tona më të përzemërta për gjithë shqiptarët! Së bashku, në fushën e gjelbër dhe jashtë saj, nderojmë historinë dhe traditën tonë. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri e pavarësi,” thuhet në mesazhin e FFK-së.
Federata e Futbollit e Kosovës thekson se kjo ditë është një moment reflektimi dhe festimi i krenarisë kombëtare, duke bashkuar komunitetin përmes sportit dhe vlerave të përbashkëta. /GazetaExpress/