Sergio Ramos, i cili u bashkua me Monterrey në fillim të vitit 2025 me kontratë njëvjeçare, po duket se është pranë largimit nga klubi meksikan në fund të dhjetorit.
Sipas gazetarit Juanfe Sanz nga El Chiringuito, Ramos ka vendosur të mos vazhdojë me Monterreyn, megjithëse jo për t’i dhënë fund karrierës, por për ta vazhduar nga një “kënd tjetër”, përcjell Gazeta Express.
Megjithatë, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar. Madje, në tetor vetë Ramos shprehej i lumtur në Meksikë dhe i gatshëm të qëndronte:
“Jam shumë i lumtur këtu… shpresoj të mund të qëndrojë.”
Edhe drejtori sportiv i klubit, José Antonio Noriega, konfirmoi së fundmi se ka pasur bisedime për rinovim, por pa dhënë detaje për të mos shpërqendruar ekipin.
Ramos është kapiteni i Monterreyt dhe një nga lojtarët kyç të skuadrës që përfshin emra si Sergio Canales, Anthony Martial, Lucas Ocampos dhe Óliver Torres. Ai ka shkëlqyer si në mbrojtje, ashtu edhe me gola, edhe pse ende pa një titull në Meksikë. /GazetaExpress/
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...