Ndeshja mes Aston Villa dhe Young Boys u tensionua rëndë pasi sulmuesi holandez Donyell Malen u godit në kokë me një gotë plastike birre gjatë festimit të golit të tij për 1-0.
Sipas Sky, goditja i shkaktoi një plagë të vogël në kokë, por kjo nuk e ndali: Malen realizoi edhe golin e dytë, duke ndezur edhe më shumë nervat e tifozëve zviceranë, përcjell Gazeta Express.
Pas golit të 2-0, loja u ndërpre, pasi tifozët e Young Boys u përplasën me rojet e sigurisë dhe disa prej tyre u larguan nga sektori i miqve.
Kapiteni Loris Benito ndërhyri personalisht për t’i qetësuar, duke bërë të mundur që ndeshja të rifillonte.
Skenat e dhunshme pritet të sjellin sanksione për klubin zviceran. /GazetaExpress/
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...