Cristiano Jr ndez radarët e Real Madrid: A do të ndjekë hapat e babait? - Gazeta Express
string(69) "cristiano-jr-ndez-radaret-e-real-madrid-a-do-te-ndjeke-hapat-e-babait"

Sport

Gazeta Express

27/11/2025 19:20

Cristiano Jr ndez radarët e Real Madrid: A do të ndjekë hapat e babait?

Sport

Gazeta Express

27/11/2025 19:20

Cristiano Jr po bën bujë te kombëtarja e Portugalisë U15 dhe tashmë ka marrë ftesë edhe te grupmoshat U16, ndërkohë që po shkëlqen në akademinë e Al-Nassr.

Lëvizjet elitë, golat dhe besimi i tregojnë qartë ADN-në e CR7-së.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid po e ndjek nga afër të riun, dhe nëse vazhdon këtë ritëm, një kalim në “Santiago Bernabéu” në të ardhmen nuk do të ishte aspak surprizë, përcjell Gazeta Express.

Cristiano Jr duket se po ndjek hapat e babait, duke paralajmëruar një tjetër kapitull të madh të familjes Ronaldo në futbollin evropian. /GazetaExpress/