“Shpati ktheu sytë nga djali në momentet e fundit”, rrëfimi rrëqethës i mikut të artistit - Gazeta Express
string(86) "shpati-ktheu-syte-nga-djali-ne-momentet-e-fundit-rrefimi-rreqethes-i-mikut-te-artistit"

Rozë

Gazeta Express

27/11/2025 9:15

“Shpati ktheu sytë nga djali në momentet e fundit”, rrëfimi rrëqethës i mikut të artistit

Rozë

Gazeta Express

27/11/2025 9:15

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit ka tronditur familjen dhe gjithë popullin shqiptar.

Ai dyshohet se vdiq pas një sulmi në zemër gjatë qëndrimit në Itali, bashkë me ish-gruan dhe djalin – të cilin e kuronin atje.

Për momentet e fundit të artistit ka folur një mik i tij për Radio Televizionin Shqiptar.

Ai ka treguar se në momentin që ka ndërruar jetë, sipas informacioneve që ka marrë nga Selvije Jao, Shpati i ka kthyer sytë nga djali.

“Në momentin që ka ndërruar jetë në biseda që pata me Selvijen ka dashur të thotë dicka dhe i ka kthyer sytë nga djali. Shyqyr që ishin bashkë dhe e pa për herë të fundit djalin aty pranë”, tha ai