Paris Saint-Germain dhe Tottenham dhuruan njërën nga ndeshjet më spektakolare këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i kësaj gare, PSG triumfoi 5:3 ndaj anglezëve në ndeshjen e zhvilluar në “Parkun e Princave”, shkruan Gazeta Express.
Richarlison kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes.
10 minuta më vonë, Vitinha barazoi shifrat, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Kolo Muani e riktheu epërsinë e Tottenhamit në minutën e 50-të, ndërsa ishte sërish Vitinha që barazoi rezultatin vetëm tre minuta më pas.
Fabian Ruiz realizoi për 3:2 në të 59-tën, ndërsa shtatë minuta më vonë, Pacho realizoi për 4:2.
Kolo Muani shënoi për të ngushtuar rezultatin në minutën e 72-të, por katër minuta më vonë Vitinha e kompletoi hat-trikun me gol nga penalltia.
Në minutën e tretë shtesë, Lucas Hernandez u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Me këtë fitore, PSG shkon në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Tottenham mbetet i 16-ti me tetë pikë.
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...