Real Madridi fiton ngushtë ndaj Olympiacosit, shkëlqen Mbappe - Gazeta Express
string(60) "real-madridi-fiton-ngushte-ndaj-olympiacosit-shkelqen-mbappe"

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 23:00

Real Madridi fiton ngushtë ndaj Olympiacosit, shkëlqen Mbappe

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 23:00

Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan ngushtë 3:4 në udhëtim ndaj Olympiacosit, shkruan Gazeta Express.

Kylian Mbappe shkëlqeu për mysafirët, duke i shënuar të katër golat me një performancë për të mos u harruar kurrë.

Chiquinho, Taremi dhe El Kaabi realizuan ndërkohë për vendasit.

Kjo fitore e ngrit Real Madridin në vendin e pestë me 12 pikë.

Olympiacos në anën tjetër mbetet me dy pikë në vendin e 33-të.