S’ka këndellje për Liverpoolin, turpërohet nga PSV - Gazeta Express
string(48) "ska-kendellje-per-liverpoolin-turperohet-nga-psv"

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 22:56

S’ka këndellje për Liverpoolin, turpërohet nga PSV

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 22:56

Liverpooli është turpëruar në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Anglisë pësoi 1:4 në shtëpi nga PSV Eindhoven, shkruan Gazeta Express.

Perisic kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes.

10 minuta më vonë, Szoboszlai arriti të barazonte shifrat, por kjo ishte krejt çka bënë të zgjedhurit e Arne Slot.

Driouech me dy gola dhe Til me një tjetër i dhanë fitoren PSV-së.

Me këtë fitore, PSV shkon në tetë pikë në vendin e 15-të.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet me nëntë pikë dy pozicione më lart.