Mediat zvicrane dhe italiane kanë raportuar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi. Kasapi ka vdekur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak.
“Superylli shqiptar Shpat Kasapi (40) ka vdekur.”, është tituli i mediumit zviceran “Blick”.
Aty përmendet karriera e tij dy dekadëshe.
“Karriera e tij shtrihej për më shumë se dy dekada dhe ndikoi ndjeshëm në popkulturën në Shqipëri dhe Kosovë. Sidomos falë performancave live dhe prezencës së tij në televizione, ai vitet e fundit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes”, thuhet në artikull.

Edhe në mediat italiane është raportuar për vdekjen e Kasapit.
Në raportime thuhet se Kasapi ishte një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...