Agjenti i Estevaos: Barcelona ka një vend të veçantë te lojtari - Gazeta Express
string(62) "agjenti-i-estevaos-barcelona-ka-nje-vend-te-vecante-te-lojtari"

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 17:24

Agjenti i Estevaos: Barcelona ka një vend të veçantë te lojtari

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 17:24

Estevao Willian ishte një nga yjet e mbrëmjes për Chelsean të martën, teksa ata mposhtën FC Barcelonën 3-0 në Stamford Bridge në UEFA Champions League.

Sensacioni brazilian 18-vjeçar, i cili më herët kishte qenë objektiv i Barçës, i shkaktoi shumë probleme katalanasve me lëvizjet e tij dhe e përmbylli paraqitjen me një gol të shkëlqyer në pjesën e dytë.

Duke folur në Que t’hi Jugues më herët gjatë ditës, Andre Cury, agjenti i Estevaos, zbuloi se i riu ende mban një vend të veçantë në zemër për Barcelonën, duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi në të ardhmen.

“Estevao ka një kontratë pesëvjeçare dhe po e shijon kohën e tij te Chelsea. Por ai ka një simpati të veçantë për Barcelonën,” tha Cury, i cili ka lidhje të ngushta me Blaugranat.

Duke konfirmuar se u kishte ofruar katalanasve shërbimet e brazilianit në shumë raste, agjenti shtoi:

“Ne folëm me Barçën për Estevao në vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024. Ne e ofruam lojtarin sepse besoja se ai do të kishte një të ardhme të madhe. Por Barça nuk ishte mirë ekonomikisht.”

Duke vazhduar, ai zbuloj se departamenti sportiv i Blaugranave, i drejtuar nga Deco, ka qenë gjithmonë pro nënshkrimit me Estevaon, por financat e dobëta ia kishin lidhur duart.

“Njerëzit në stafin teknik të Barçës gjithmonë e aprovuan nënshkrimin me Estevaon, por Deco ishte i kufizuar sepse ekonomia e klubit nuk e lejonte,” konfirmoi ai.

Siç është raportuar më herët, përveç situatës financiare, një arsye tjetër madhore pse Barcelona nuk shtyu për të firmosur me Estevaon ishte edhe shfaqja në skenë e Lamine Yamal.

Të dy supertalentet adoleshentë luajnë në të njëjtin pozicion, dhe katalanasit besonin se nënshkrimi me brazilianin nuk do të ishte i dobishëm për zhvillimin e tij dhe mund të pengonte edhe progresin e Lamine Yamal.