Big Mama për Shpatin: S’ka as 10 ditë që u takova, më la kujtimin më të bukur, sikur e ndjeva se do ishte i fundit - Gazeta Express
string(110) "big-mama-per-shpatin-ska-as-10-dite-qe-u-takova-me-la-kujtimin-me-te-bukur-sikur-e-ndjeva-se-do-ishte-i-fundit"

Rozë

Gazeta Express

26/11/2025 15:39

Big Mama për Shpatin: S’ka as 10 ditë që u takova, më la kujtimin më të bukur, sikur e ndjeva se do ishte i fundit

Rozë

Gazeta Express

26/11/2025 15:39

Big Mama ka treguar për emisionin “Kosova Live” në T7 se vetëm pak ditë më parë ishte takuar me Shpat Kasapin, në disa xhirime festive për Vitin e Ri takim që sot po e përjeton si kujtimi më i bukur, por edhe më i dhimbshëm.

E emocionuar, ajo rrëfen:

“S’ka as 10 ditë që u takova… më la kujtimin më të bukur. Kënduam një këngë bashkë, sikur ta dinte se do të na linte. Më tha: ‘Big, a e kendojmë “Sajzezo”, se jemi të dy tetovar?’… sikur e ndjente që do të na lej.”

Artistja mes lotësh shtoj  se Shpati do të mbetet përjetë në kujtesën e saj si një njeri me shpirt të bardhë dhe mik e koleg i pazëvendësueshëm.