Këngëtari Ermal Fejzullahu është prekur thellë nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi.
Në një intervistë për Kosova Live, këngëtari Ermal Fejzullahu tha se ende nuk po arrin ta përballojë lajmin, duke e përshkruar Shpatin si njeri të mirë dhe koleg me zemër të madhe.
“Jam i tronditur… S’po mundem me ardhë në vete që prej momentit kur e mora vesh. ” – tha ai i emocionuar.
Sipas tij, muzika shqiptare sot ka humbur jo vetëm një zë të dashur, por edhe një njeri të jashtëzakonshëm, i cili ka lënë gjurmë te publiku dhe kolegët.
Shpati dhe Ermali, ishin një ndër këngëtarët e parë në skenë dhe kishin raporte shumë të mira.
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...