“Mbyte kroatin që shqiptari mos të ketë vëlla”, tifozët serbë bëjnë skandal në tribuna - Gazeta Express
string(83) "mbyte-kroatin-qe-shqiptari-mos-te-kete-vella-tifozet-serbe-bejne-skandal-ne-tribuna"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/11/2025 12:30

“Mbyte kroatin që shqiptari mos të ketë vëlla”, tifozët serbë bëjnë skandal në tribuna

Sporte tjera

Gazeta Express

26/11/2025 12:30

Tifozët serbë vazhdojnë të bëjnë skandale në tribuna të ngjarjeve sportive.

Diçka e tillë ndodhi edhe mbrëmë në ndeshjen e hendbollit mes Partizanit dhe ekipit kroat, Nexes, e vlefshme për Europa Leagues.

Mediumi kroat “index.hr” e ka publikuar një video ku shihen tifozët e Partizanit, të njohur me emrin “Grobari”, të cilët bëjnë fyerje të shumta, prej tyre edhe ekstreme, përcjell “Gazeta Express”.

“Mbyte kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla”, ishte njëra prej thirrjeve të huliganëve serbë, mbështetës të klubit Partizani nga Beogradi.

Fyerjet ndaj shqiptarëve janë bërë të zakonshme në tribunat ku përfshihen tifozët serbë.

As këtë herë nuk pati ndërprerje të lojës, ndonëse u bënë thirrje dhe fyerje të rënda. /Gazeta Express