Championsi me plot derbi sonte - Gazeta Express
string(30) "championsi-me-plot-derbi-sonte"

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 9:28

Championsi me plot derbi sonte

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 9:28

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me nëntë ndeshje të tjera të fazës së ligës.

Mbrëmë u zhvilluan disa ndeshje mjaft interesante, ndërsa e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe sonte.

Madje, na presin ndeshje edhe më të forta, në krahasim me një natë më herët, shkruan “Gazeta Express”.

Dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Arsenalit dhe Bayern Munichut, i cili do të luhet në stadiumin “Emirates”.

Janë pikërisht këto dy skuadra që janë treguar si më të fortat në këtë edicion të Championsit, ndërsa i prijnë tabelës me nga katër fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Një tjetër takim i madh sonte do të jetë ai mes Atletico Madridit dhe Interit, që do të luhet në stadiumin “Metropolitano”.

“Los Colchoneros” do të mundohen t’ia shkaktojnë nënkampionit evropian humbjen e parë në këtë sezon në këtë garë pasi Zikaltrit i kanë katër fitore nga katër ndeshje.

Nga ana tjetër, të përzgjedhurit e Diego Simeones aktualisht i kanë dy fitore e dy humbje.

Një tjetër sfidë interesante pritet të jetë edhe ajo mes kampionit aktual evropian, Paris Saint-Germain dhe Tottenhamit, që do të luhet në kryeqytetin francez.

“Spurs” nuk e kanë asnjë humbje në këtë edicion në Champions, kurse parisienët i kanë tri fitore e një humbje.

Liverpooli nga ana e tij synon t’i japë fund serisë së zezë të ndeshjeve me një fitore ndaj PSV Eindhoven në shtëpi.

Kurse, gjiganti spanjoll, Real Madrid do ta vizitojë Olympiacosin në Greqi.

Dy ndeshje do të nisin prej orës 18:45, kurse shtatë të tjera prej orës 21:00. /Gazeta Express