E ardhmja e Mike Maignan te Milan duket se po lëviz drejt një “lamtumire verore”, me portierin francez që është gjithnjë e më i orientuar drejt largimit me transferim të lirë sapo kontrata e tij skadon në korrik.
Pavarësisht rëndësisë së tij për ekipin, bisedimet për rinovimin e kontratës janë pezulluar prej muajsh, që nga momenti kur klubi nuk arriti të përmbushte një premtim të mëparshëm për një rinovim prej 5 milionë euro, sipas raporteve të “CalcioMercato”.
Drejtori i ri sportiv Igli Tare ende ka ndërmend të rihapë dialogun me agjentët e Maignan, por diferenca mes palëve mbetet e konsiderueshme.
Në fushë, Maignan ka qenë një nga figurat kyçe të Milan këtë sezon.
“Rossonerët” kanë pësuar vetëm dy gola në gjashtë përballje kryesore kundër Juventus, Inter, Napoli, Roma, Bologna dhe Atalanta, një transformim i ndërtuar mbi organizimin dhe performancën e qëndrueshme të francezit.
Kthimi i tij në nivelet e sezonit “Scudetto 2021-22” është i dukshëm, ndihmuar edhe nga një marrëdhënie më e qëndrueshme me trajnerin e portierëve, Claudio Filippi.
Chelsea mbetet në pozitë kryesore pasi vendosi një marrëveshje me Maignan verën e kaluar, ndërsa edhe Juventus ka shfaqur interes, megjithëse një lëvizje brenda Serie A konsiderohet e komplikuar.
Milan ende shpreson për një zgjidhje të vonë, por shanset janë të pakta, pasi Maignan duket gjithnjë e më shumë i përqendruar tek një sfidë në Premierligë./GazetaExpress/