Alonso për situatën e krijuar te Reali: Kam shumë respekt për lojtarët e mi, të drejtosh Realin është sfiduese - Gazeta Express
string(108) "alonso-per-situaten-e-krijuar-te-reali-kam-shume-respekt-per-lojtaret-e-mi-te-drejtosh-realin-eshte-sfiduese"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 19:20

Alonso për situatën e krijuar te Reali: Kam shumë respekt për lojtarët e mi, të drejtosh Realin është sfiduese

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 19:20

Real Madridi ka udhëtuar për në Athinë, aty ku do të luajnë ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve, për xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes së nesërme, që nis nga ora 21:00, trajneri Xabi Alonso ka folur në konferencë për media.

Ai ka folur rreth thashethemeve që kanë kapluar kampin e Real Madridit, se lojtarët nuk janë të kënaqur me trajnerin.

“A mendoj se lojtarët kanë aftësinë të shkarkojnë një trajner? Nuk do të flas për këtë, sepse kam shumë respekt për lojtarët e mi. Sa e rëndësishme është menaxhimi i njerëzve për një trajner? Po aq sa puna taktike dhe ajo fizike. Në një ekip si Real Madrid, kjo është absolutisht thelbësore. A është të drejtuarit e Real Madrid më e vështirë nga sa prisja? Është siç e prisja: sfiduese, momente të mira, momente të këqija, dhe gjithçka që vjen me këtë. Po e shijoj vërtet, është një privilegj të jem në këtë pozicion, seriozisht”, ka thënë ai fillimisht.

Tutje, ai tha se gjëra të tilla kanë ndodhur edhe me paraardhësit e tij te Reali.

“Kjo situatë nuk është e para në historinë e Real Madrid. Kam parë gjëra të ngjashme të ndodhin me Mourinhon dhe Ancelottin këtu. A janë këta lojtarë të vështirë për t’u menaxhuar? Kam punuar me shumë lojtarë të nivelit të lartë që janë profesionistë të shkëlqyer, shumë kërkues, shumë të sigurt. Ndodh në një klub si Madrid, dhe duhet të përshtatesh me këtë”, shtoi ai.

Më tutje, trajneri adresoi edhe lajmet se ai mund të shkarkohet.

“Njerëzit thonë se Madrid është një ekip i lojtarëve dhe jo i trajnerit? Në çdo ekip, gjëja më e rëndësishme janë lojtarët, jo trajneri.Detyra e trajnerit është vetëm të ndihmojë lojtarët të performojnë më mirë. Thashetheme se mund të shkarkohem? Po mendoj vetëm për atë që ndodh në stërvitje dhe në fushë, kaq. Nuk më intereson asgjë tjetër”, përfundoi ai./GazetaExpress/