Balde u lëndua pasi përdori gabimisht pajisjet në palestër - Gazeta Express
string(58) "balde-u-lendua-pasi-perdori-gabimisht-pajisjet-ne-palester"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 13:51

Balde u lëndua pasi përdori gabimisht pajisjet në palestër

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 13:51

Barcelona është përballur me shumë probleme dëmtimesh këtë sezon, me plot 12 lojtarë të ekipit të parë të prekur deri tani. Njëri prej tyre ishte Alejandro Balde, i cili u detyrua të mungonte për një muaj pasi pësoi një dëmtim në kofshë në fillim të shtatorit.

Balde, titullari i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes, humbi ndeshjet ndaj Valencias, Newcastle United, Getafes, Real Oviedos dhe Real Sociedad për shkak të këtij problemi. Por tani është zbuluar se kjo mungesë mund të ishte shmangur. Sipas The Athletic, 22-vjeçari u dëmtua pasi “kishte përdorur gabimisht një pajisje në palestër”.

Besojhet se Balde mbeti i pakënaqur pasi mendonte se ishte këshilluar gabim para se të ndodhte dëmtimi, një tjetër rast ku një lojtar i Barcelonës pësoi problem nën udhëheqjen e stafit të Julio Tous.

Lamine Yamal ishte një tjetër lojtar i prekur, dhe në fund, kjo çoi në ndryshime të mëdha në procesin e rikuperimit, duke bërë që Tous dhe stafi i tij të mos jenë më përgjegjës për disa nga aspektet kryesore të menaxhimit të dëmtimeve. Barcelona është rikthyer te metodologjia e sezonit të kaluar, me shpresën se kjo do të ndalojë valën e dëmtimeve.

Për fat të mirë, Balde është rikthyer tashmë prej gati dy muajsh dhe duket se problemet e tij fizike janë zgjidhur për momentin. Kjo është një lajm shumë i mirë për Barcelonën, që ka ndeshje të rëndësishme përpara deri në pushimin dimëror në fund të dhjetorit.

Nuk ka dyshim se dëmtimet kanë ndikuar fort te Barcelona, me lojtarë si Joan Garcia, Pedri dhe Raphinha që gjithashtu kanë qenë të goditur muajt e fundit. Flick tani shpreson që ndryshimet e bëra të japin rezultat, dhe javët në vijim do të tregojnë nëse strategjia e tij ka funksionuar.