Gruaja goditet me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti, i dyshuari në arrati pavarësisht urdhrit mbrojtës - Gazeta Express
string(103) "gruaja-goditet-me-sepate-ne-koke-nga-ish-bashkeshorti-i-dyshuari-ne-arrati-pavaresisht-urdhrit-mbrojtes"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 11:57

Gruaja goditet me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti, i dyshuari në arrati pavarësisht urdhrit mbrojtës

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 11:57

Më 24 nëntor rreth orës 09:00 në fshatin Gadime e Ulët, një grua dyshohet se është sulmuar brutalisht me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtës aktiv, raporton Sinjali.

Sipas informatave fillestare, rasti është raportuar në polici nga vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar se motra e tij me inicialet S.A. është goditur rëndë në shtëpinë e saj nga ish-bashkëshorti K.E. nga Suhareka.

Pas aktit të dhunës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Renault të kuqe, në drejtim të panjohur, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të tij.

Gjendja shëndetësore e viktimës rezulton të jetë stabile, ndërsa njësitë policore dhe ato emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.