Napoli i Antonio Contes dhe Amir Rrahmanit fitoi mbrëmë ndaj Atalantës në Serie A.
Napoletanët fituan 3-1 ndaj Atalantës, me tri golat e shënuar në pjesën e parë.
Neres (dy herë) dhe një herë Noa Lang ishin golashënuesit e Napolit, teksa për Atalantën shënoi Gianluca Scamacca.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Conte vendosi që ta largojë nga loja kapitenin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin.
Në minutën e 64-të të ndeshjes, Rrahmani lëshoi vend për Juan Jesusin, një diçka që dukej se ishte lëndim.
Mirëpo, pas ndeshjes, Conte ka zbuluar arsyen e vërtetë se pse e largoi nga loja kapitenin dardan.
“Si Hojlund ashtu edhe Rrahmani u zëvendësuan sepse pashë që ishin pak të lodhur dhe kështu preferova t’i ndërroja”, ka thënë Conte, shkruan “tuttonapoli.net”.
Rrahmani është rikthyer rishtazi nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për dy muaj. Amiri u lëndua në ndeshjen e 5 shtatorit të Kosovës me Zvicrën në Bazel.
31-vjeçari u rikthye nga lëndimi në ndeshjen ndaj Comos më 1 nëntor, teksa nga ajo ndeshje i ka kompletuar 90’ minuta ndaj Frankfurtit, Bolognas dhe Sllovenisë (me Kosovën). Me Zvicrën ai luajti 71’ minuta.
Amir Rrahmani e Napoli gjenden në pozitën e dytë momentalisht në Serie A me 25 pikë, dy më pak se Roma në vendin e parë dhe një më shumë se Interi e Bologna në vendin e tretë dhë të katërt./GazetaExpress/