Kryesuesit e La Ligës, Real Madrid, kanë vënë sytë te një marrëveshje e guximshme për një anëtar të akademisë së rivalëve të përjetshëm, Barcelonës.
Sipas “Fichajes”, lojtari në fjalë është Ebrima Tunkara.
Tunkara konsiderohet gjerësisht si një yll i së ardhmes në prapaskenat e kryeqytetit katalanas.
Vetëm 15 vjeç, reprezentuesi i të rinjve të Spanjës është një lojtar teknikisht elitar, me sy për gol, aftësi të shkëlqyera me topin dhe atletizëm të jashtëzakonshëm.
Tunkara është i aftë të luajë në disa pozicione, nga mesfusha qendrore te roli i numrit 10 dhe në krah.
Problemi për Barcelonën është se, në gjendjen aktuale, kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Deri më tani, drejtuesit nga “Camp Nou” nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për rinovimin me përfaqësuesit e lojtarit.
Dhe të gatshëm për të përfituar nga kjo situatë janë ata në anën tjetër të rivalitetit të El Clásicos.
Sipas raportit të “Fichajes”: “Real Madrid beson se Ebrima Tunkara përputhet me idenë e tyre për të forcuar akademinë me lojtarë të rinj të aftë të rriten brenda klubit, dhe prandaj po e konsiderojnë seriozisht transferimin e tij të mundshëm”.
Thuhet se “Los Blancos” po përgatisin një ofertë kontrate për Tunkaran, me synimin për ta larguar nga Barcelona me parametra zero./GazetaExpress/