"Shihemi të martën", Rrahmani jep shpresa pasi doli mbrëmë nga loja para kohe - Gazeta Express
string(74) "shihemi-te-marten-rrahmani-jep-shpresa-pasi-doli-mbreme-nga-loja-para-kohe"

Sport

Gazeta Express

23/11/2025 11:17

“Shihemi të martën”, Rrahmani jep shpresa pasi doli mbrëmë nga loja para kohe

Sport

Gazeta Express

23/11/2025 11:17

Mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani u zëvendësua dje në fitoren e Napolit kundër Atalantas pas një përplasje që pati duke vënë në dyshim te tifozët shkallën e lëndimit.

Mirëpo pas një postimi në Instagram, si duket Rrahmani nuk ka lëndim serioz dhe ai ka dhënë shenja se është gati të paraqitet qysh në ndeshjen e të martës ku skuadra e Napolit do të luaj në Ligën e Kampionëve ndaj skuadrës Qarabag, shkruan Gazeta Express.

“Është kaq bukur kur kthehesh dhe fiton, do të shihemi të martën në Maradona,” ka thënë Rrahmani.

Vlen të theksohet se Amir Rrahmani sapo është rikthyer nga një lëndim që e pësoi në ndeshjen e Kosovës që e la jashtë fushave për 1 muaj. /GazetaExpress/