Çka thoshte Edon Zhegrova si fëmijë kur ishte zgjedhur “Shpresa e Vitit” në Kosovë? - Gazeta Express
string(80) "cka-thoshte-edon-zhegrova-si-femije-kur-ishte-zgjedhur-shpresa-e-vitit-ne-kosove"

Futboll

Gazeta Express

22/11/2025 13:20

Çka thoshte Edon Zhegrova si fëmijë kur ishte zgjedhur “Shpresa e Vitit” në Kosovë?

Futboll

Gazeta Express

22/11/2025 13:20

Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të mirë që ka dalur nga Kosova.

Ai momentalisht është pjesë e klubit të madh italian Juventusit, teksa më herët në karrierë ka luajtur edhe për Lillen, Baselin e Genk, ndër klube të tjera.

Zhegrova është po ashtu një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së Kosovës.

26-vjeçari u dallua ndër bashkëmoshatarët e tij që nga fëmijëria, kur në fillimet e tij ishte shpallur “Shpresa e Vitit”.

Në një intervistë për RTK-në ai si i vogël foli për çmimin e fituar, teksa foli edhe për shpërblimin – udhëtimin në Milano si i përzgjedhur në kampin e klubit të Milanit.

“Jam shumë i lumtur që jam shpallur lojtari i vitit, do të vazhdoj maksimalisht të punoj. E kom prit që do të shkoj në Milano”, ka thënë ai.

Edon Zhegrova ndonëse nuk mbeti në Milano, ai tash është duke luajtur në Itali por te Juventusi.

Zhegrova u transferua te klubi nga Torino gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar për një shumë që kapte pothuajse shifrën prej 20 milionë euro./GazetaExpress/