Në Big Brother VIP Kosova, një moment tensioni ka ndodhur mes Benitës dhe Elijonës, kur kjo e fundit tha se Benita e kishte prekur emocionalisht duke i përmendur nënën e ndjerë.
Teksa debatonin, Benita dëgjohet duke i thënë: S’e ka nënën këtu, s’ka argumente”.
Më pas, ajo reagoi duke mohuar që kishte thënë ndonjë fjalë të tillë.
Elijona: “Jo por kjo po me kapet mua në nënë, më thotë ‘ku e ke mamin’”
Benita: “Kush tha ku e ke mamin?”
Elijona: “Cka the?”
Benita: “Ku e ke mamin?!” – Reagon duke pretenduar se nuk e kishte përmendur.
Elijona: “Pse e permende? Pse e përzien fjalën ‘mami’”
Benita: “Qysh mami? Kush tha mamin? Nëse unë kam thënë mamin, dal direkt, kamerat janë prezente, oj viktimë”.
Elijona: “Viktimë e jotja, unë kurrë jo”.
Ky episod ka shtuar tensionet mes banoreve dhe ka ndezur diskutime në rrjetet sociale, duke treguar se emocionet personale dhe provokimet vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.