Ledri ‘pushtoi’ Zone-n: Koncerti që u shndërrua në super-event me yje të estradës! - Gazeta Express
string(78) "ledri-pushtoi-zone-n-koncerti-qe-u-shnderrua-ne-super-event-me-yje-te-estrades"

Rozë

Gazeta Express

21/11/2025 12:57

Ledri ‘pushtoi’ Zone-n: Koncerti që u shndërrua në super-event me yje të estradës!

Rozë

Gazeta Express

21/11/2025 12:57

Mbrëmja e Mërkures në Prishtinë kishte vetëm një kryefjalë dhe një adresë: Zone Club. Ajo që pritej të ishte një natë e zjarrtë, u shndërrua në një moment historik për hip-hopin shqiptar, duke mbledhur “kremin” e estradës në një vend të vetëm.

Kryelajmi i mbrëmjes ishte padyshim momenti që fansat e prisnin prej më shumë se një dekade. Pas 13 vitesh pauzë, grupi legjendar Skillz u bë sërish bashkë. Ledri Vula u rikthye në kohë për të sjellë nostalgjinë e hiteve të vjetra, duke shkaktuar një “tërmet” të vërtetë tek publiku i pranishëm.

Por surprizat nuk mbaruan me kaq. Zone Club dëshmoi se mbetet shtëpia e padiskutueshme e yjeve. Skena u pushtua nga emrat më të rëndësishëm të industrisë muzikore, të cilët u bënë bashkë për të festuar dhe përformuar.

Atmosfera u ndez nga Mc Kresha, Lumi B dhe Lluni, të cilët mbajtën ritmin lart, ndërsa nuk mungoi as eleganca dhe energjia e Xhensila Myrtezajt dhe Era Istrefit, të cilat shkëlqyen në mesin e kolegëve.

Qershia mbi tortë ishte prezenca e Getoar Selimit (Geti), i cili iu bashkua këtij formacioni gjigantesh, duke rikonfirmuar edhe një herë se kur bëhet fjalë për festa madhështore, të gjitha rrugët të çojnë tek Zone.

Një natë që nisi si festë dhe përfundoi si histori, duke vulosur statusin e klubit si epiqendra e showbizit shqiptar.