Gjetën portofolin me para dhe e dorëzuan në polici, Osmani ndan mirënjohje për tre fëmijët nga Ferizaj - Gazeta Express
string(101) "gjeten-portofolin-me-para-dhe-e-dorezuan-ne-polici-osmani-ndan-mirenjohje-per-tre-femijet-nga-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 20:25

Gjetën portofolin me para dhe e dorëzuan në polici, Osmani ndan mirënjohje për tre fëmijët nga Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 20:25

Tre fëmijë nga Ferizaj, të mërkurën e gjetën një portofol me para dhe dokumente e të njëjtin e dorëzuan në polici.

Ndërkaq, sot në Ditën Botërore të Fëmijëve presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i priti ata në takim.

Ajo tha se Diar, Anik dhe Rajana Terziu dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie.

“Ata gjetën një portofol me para dhe e dorëzuan në polici, duke treguar vlera të larta morale. Atyre ju ndava mirënjohje për aktin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke u shndërruar në shembull frymëzues për të gjithë fëmijët e vendit”, tha Osmani.