Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) vendosi sot shkarkimin e Besim Kelmendit nga detyra e ushtruesit të kryeprokurorit të Shtetit gjatë një mbledhjeje ku ishin të pranishëm vetëm pesë anëtarë.
Vendimi u mor pas propozimit të zëvendëskryesueses Jehona Gërvalla-Grantolli për të futur në rend dite çështjen e Kelmendit, përfshirë edhe referencën ndaj intervistimit të tij si dëshmitar për masakrën e Reçakut.
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, reagoi në Debat Plus, duke e cilësuar aktin si të paligjshëm dhe si një “puç institucional”.
Sipas Haxhiut, vendimi i marrë me vetëm pesë vota nuk përmbush numrin e domosdoshëm të anëtarëve për vendimmarrje.
“Me 5 vota për, është puq institucional. Është puq. Sepse 7 është dashtë me qenë jo 5. Nuk shkarkohet kryeprokurori me 5 vota, është pa kuorum ai vendim. S’ka efekt juridik, rrëzohet”, ka thënë Haxhiu në Debat Plus.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...