Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur nëse do të jetë sërish kandidat për kryeministër.
Ai u shpreh se ende nuk është e konfirmuar, por tha se nuk ka ndonjë zhvillim ndryshe, pra mbetet bartës i listës.
“E kemi diskutuar në Aleancë, në Kryesi, në Këshill të Përgjithshëm. Nuk kemi ndonjë zhvillim të ri, pra ndryshe nga kjo, ende nuk e kemi konfirmuar, por e kemi diskutuar, mbetem bartës i listës”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së u shpreh gjithashtu se aleanca do të përpiqet të punojë që ofertat t’i ketë, siç tha “sa më racionale”.
“Atë përvojë që kemi akumuluar, ato njohuri që i kemi për temat, për qeverisjen, dëshirojmë t’i ndihmojmë vendit, duke qenë sa më adekuat”, tha Haradinaj në Rubikon.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...