“Trajneri që nuk ka parë kurrë Haitin shkruan histori: Grenadiers në Botëror pas 52 vitesh” - Gazeta Express
string(88) "trajneri-qe-nuk-ka-pare-kurre-haitin-shkruan-histori-grenadiers-ne-boteror-pas-52-vitesh"

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 18:52

“Trajneri që nuk ka parë kurrë Haitin shkruan histori: Grenadiers në Botëror pas 52 vitesh”

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 18:52

Haiti shkruan histori! Kombëtarja e Grenadiers ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 pas fitores 2-0 ndaj Nicaraguas, duke u rikthyer në skenën më të madhe të futbollit pas 52 vitesh.

Rikthimi historik vjen në kushte dramatike, trajneri francez Sebastien Migne, 52 vjeç, nuk ka vizituar kurrë Haitin që nga marrja e postit 18 muaj më parë, për shkak të konflikteve dhe situatës së pasigurt në vend.

Të gjitha ndeshjet “shtëpiake” të Haitit janë luajtur në Curaçao, rreth 500 milje larg, për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe stafit.

Haiti ka përjetuar një periudhë të gjatë krize, që pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010, duke u përballur me dhunë të armatosur, uria dhe mungesë infrastrukture.

“Është e pamundur të shkoj atje, është shumë e rrezikshme,” tha Migne për France Football. Ai ka drejtuar ekipin nga distanca, duke u mbështetur tek informacionet e ofruara nga federata dhe zyrtarët lokalë, përcjell Gazeta Express.

Haiti do të marrë pjesë në Botërorin SHBA, Kanada, Meksikë 2026, bashkë me debutuesit Curaçao dhe Panama, duke përfaqësuar rajonin e Concacaf.

Në kualifikimin e parë që nga 1974, skuadra ka një mundësi të shkëlqyer për të treguar potencialin e saj, duke sfiduar kombëtare të mëdha në skenën ndërkombëtare. /GazetaExpress/