Superylli i Kosovës Edon Zhegrova ka postuar në rrjetin social Instagram një përmbledhje të ndeshjes së fundit kundër Zvicrës, ku përfundoi 1-1 dhe lojtari luajti për afër 30 minutave.
Kosova mbylli fazën e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 e dyta në tabelë duke siguruar fazën “playoff”, shkruan Gazeta Express.
Edhe përkundër minutazhës së vogël për lojtarin e Juventusit në këto ndeshje kualifikuese, ai mezi po pret ndeshjet e “playoff-it” që do të zhvillohen në mars dhe do të jenë vendimtare për të siguruar biletën për Botërorin 2026 që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. /GazetaExpress/