Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.
“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.
Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.
Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.
Pas ndeshjes, bashkëlojtari i tij, Breel Embolo reagoi rreth vërshëllimave të drejtuara drejt Xhakës.
“Ai është fishkëllyer nga 60 mijë tifozë dhe është rikthyer edhe më i fortë. Ai është një djalë i madh, me supe të gjera. Do ta përballojë shumë mirë këtë”, tha Embolo.