Moderatorja e njohur Bora Zemani, teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, u pyet nëse do të ishte pjesë e spektaklit të madh të ‘Big Brother’, tregon se për të ajo eksperiencë është e vështirë dhe nuk beson se do e bënte dot.
Bora u shpreh se edhe pse nuk ka qenë kurrë pjese e shtëpisë, ajo e ka përjetuar njësoj eksperiencën kur Donaldi ishte banor.
Do hyje ndonjëherë në Big Brother?
“Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot. Në këto kushte që kam qenë i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë intensive shumë, shumë mbytëse sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale”, tha Bora.