Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Zvicër në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas 45-minutëshit të parë, rezultati i ndeshjes është 0-0.
Zvicra e nisi më mirë ndeshjen, në dhjetë minutat e parë, duke pasur iniciativën, por pa krijuar diçka të rrezikshme.
Më pas, Kosova e Franco Fodës e mori drejtimin e lojës në duar, duke krijuar dy raste shënimi.
Fillimisht ishte Veldin Hodza që pati një goditje jo të mirë, të cilën e priti Gregor Kobel i Zvicrës.
Pak minuta më vonë, Kosova rrezikoi edhe përmes Vedat Muriqit, i cili goditi me kokë, por që goditja ishte jashtë portës.
Ndeshja e sontme po luhet në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin e vitit 2026.
Momentalisht, Kosova ka 11 pikë, derisa Zvicra ka 14 sosh. Me këtë rezultat, Zvicra shkon në Botëror direkt, teksa Kosova – siç edhe dihej – do të shkojë në “play-offin” e Botërorit, që zhvillohet në muajin mars./GazetaExpress/