Kosovë – Zvicër, ky është formacioni zyrtar i Dardanëve - Gazeta Express
string(52) "kosove-zvicer-ky-eshte-formacioni-zyrtar-i-dardaneve"

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 19:27

Kosovë – Zvicër, ky është formacioni zyrtar i Dardanëve

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 19:27

Është publikuar formacioni zyrtar, me të cilin do të paraqitet në fushën e blertë sonte Kosova ndaj Zvicrës.

Në portën Dardanë është rikthyer portieri Aro Muriç, kurse në mbrojtje do të mungojë Albian Hajdari, i cili ka karton dhe trajneri Franco Foda nuk ka dashur të rrezikojë që ta humbasë në ndeshjen e “play-off”-it.

Në vend të tij do të luajë Fidan Aliti, shkruan “Gazeta Express”.

Në mesfushë do të mungojë Leon Avdullahu për të njëjtën arsye, ndërsa në vend të tij do luajë Veldin Hoxha.

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express