“Fat të mbarë, djema”, Hoffenheimi me postim të veçantë për djelmoshat dardanë - Gazeta Express
string(74) "fat-te-mbare-djema-hoffenheimi-me-postim-te-vecante-per-djelmoshat-dardane"

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 18:46

“Fat të mbarë, djema”, Hoffenheimi me postim të veçantë për djelmoshat dardanë

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 18:46

Hoffenheimi ka bërë një postim të veçantë për djelmoshat dardanë që i ka pjesë të skuadrës.

Klubi gjerman i ka uruar suksese Fisnik Asllanit, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut për ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës.

Megjithatë, këta dy të fundit nuk do të luajnë fare sonte, pasi selektori i Kosovës, Franco Foda nuk i ka përfshirë në listën e lojtarëve, shkaku i rrezikimit të suspendimit.

“Fat të mbarë, djema”, shkruan Hoffenheimi në rrjetin social “Facebook”.

Ndeshja Kosovë – Zvicër luhet me fillim nga ora 20:45 sonte, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./GazetaExpress/