“Pendohet” Juventusi: tani e duan me çdo kusht Granit Xhakën! - Gazeta Express
string(57) "pendohet-juventusi-tani-e-duan-me-cdo-kusht-granit-xhaken"

Sport

Gazeta Express

18/11/2025 9:56

“Pendohet” Juventusi: tani e duan me çdo kusht Granit Xhakën!

Sport

Gazeta Express

18/11/2025 9:56

Juventusi duket se po rikthen vëmendjen tek Granit Xhaka, vetëm katër muaj pasi e kishte përjashtuar mundësinë e transferimit të tij.

Mediat italiane raportojnë se te bardhezinjtë po pranojnë gabimet e bëra në merkaton verore, ku profili i Xhakës u la mënjanë për arsye që sot duken të pakuptimta.

Në atë kohë, mesfushori shqiptar u konsiderua i papërshtatshëm nga “algoritmi” i drejtorit Comolli: nga njëra anë për shkak të moshës, pasi këtë vit arrin 34 vjeç, dhe nga ana tjetër për kërkesën prej 15 milionë eurove nga Bayer Leverkusen, që iu duk e lartë klubit torinez. Por zhvillimet në fushë e kanë detyruar Juventusin të ndryshojë mendim.

Ndërkohë, Granit Xhaka po shkëlqen në Premier League me Sunderlandin, ku ka regjistruar 1 gol dhe 3 asiste, duke e çuar skuadrën në vendin e katërt, vetëm tre pikë larg zonës së dytë, shkruan GazetaExpress.

Kjo paraqitje mbresëlënëse ka bërë që menaxhmenti i tij të rifillojë kontaktet me klubet e mëdha evropiane – përfshirë edhe Juventusin.

Sipas mediave italiane, bardhezinjtë po e shqyrtojnë seriozisht rikthimin në bisedime, duke parë se pikërisht lojtari që u nënvlerësua në verë, sot është profili që ekipi e ka më shumë nevojë. /GazetaExpress/