Ish-ylli i Arsenalit, Ian Wright, këtë javë ka dalë në mbrojtje të fortë të mesfushorit të Real Madrid dhe Anglisë, Jude Bellingham.
Kjo vjen pas kritikave të vazhdueshme ndaj të riut nga media angleze.
Si pjesë e rolit të tij si analist, Wright u ndal te negativiteti i përsëritur ndaj Bellingham në vendin e tij, pas fitores 2-0 të Tre Luanëve ndaj Shqipërisë të dielën.
Ish-sulmuesi përdori rastin për t’i dhënë mbështetjen e plotë 22-vjeçarit: “Duhet të krijojnë këtë lloj kontesti sepse nuk ka gjë tjetër për të thënë deri te Botërori, kështu që do të vazhdojë kështu deri te Botërori. Ata urrejnë faktin që nuk mund ta arrijnë atë. Ata urrejnë faktin që nuk mund ta ndikojnë negativisht karrierën e tij te klubi, siç kanë bërë me kaq shumë të tjerë para tij. Një djalë i bekuar, i dhënë me talent dhe dashuri të jashtëzakonshme.”
Bellingham, nga ana e tij, u shpall Lojtari i Ndeshjes për paraqitjen e tij më të fundit në nivel ndërkombëtar.
Pavarësisht se Harry Kane shënoi të dy golat e Anglisë në Shqipëri mbrëmë, ishte lojtari i Real Madrid që u votua si performuesi më i spikatur i ndeshjes nga tifozët e Tre Luanëve./GazetaExpress/