Pamjet e para nga shtëpia e “Big Brother VIP 5” – ja si po transformohet rezidenca më e famshme në Shqipëri - Gazeta Express
string(103) "pamjet-e-para-nga-shtepia-e-big-brother-vip-5-ja-si-po-transformohet-rezidenca-me-e-famshme-ne-shqiperi"

Yjet

Gazeta Express

17/11/2025 19:33

Pamjet e para nga shtëpia e “Big Brother VIP 5” – ja si po transformohet rezidenca më e famshme në Shqipëri

Yjet

Gazeta Express

17/11/2025 19:33

Nga muaji dhjetor, në ekranin e Top Channel rikthehet spektakli më i ndjekur në vend, “Big Brother VIP 5”, një format që ka thyer rekorde audience dhe ka dominuar çdo sezon diskutimet në rrjete sociale.

Rikthimi i tij po pritet me padurim nga publiku shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Prej javësh, në rrjet qarkullojnë thashetheme për emrat VIP që pritet të futen në shtëpi, por sot ka ardhur surpriza e parë konkrete: pamjet nga brenda rezidencës së re të BBV5.

Gazetarja e “Shqipëria Live”, Semiljana Azizi, ishte e para që hyri në ambientet e shtëpisë së re, duke sjellë një pasqyrë ekskluzive të punimeve që po zhvillohen.

“Është një shtëpi shumë e madhe, me ndriçim të jashtëzakonshëm dhe me shumë ngjyra. Ka dhjetëra punëtorë që po merren me përgatitjet. Punimet kanë nisur prej disa javësh,” – u shpreh Azizi gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë.

Gazetarja u pyet edhe për një detaj interesant, nëse Vëllai i Madh është supersticioz dhe nëse ka vendosur ndonjë hudhër në shtëpinë që po ndërtohet, ashtu si disa besime popullore shqiptare.

Por Semiljana e mohoi me humor:

“Nuk e besoj që Vëllai i Madh është supersticioz. Ai e ka pasur fatin me vete në katër edicionet e para. Jam e bindur që edhe ky sezon do të jetë i suksesshëm dhe do të thyejë rekorde.”

Me përgatitjet që po shkojnë drejt finalizimit dhe pritshmëritë që po rriten çdo ditë, BBV5 duket gati të kthehet në fenomenin televiziv të këtij dimri. Fansat tashmë presin vetëm një gjë: konfirmimin e kastit dhe ditën e madhe të nisjes. /GazetaExpress/