Ronaldo Sharka “thyen akullin”: Ja VIP-at që mund të futen në BBV5 - Gazeta Express
string(63) "ronaldo-sharka-thyen-akullin-ja-vip-at-qe-mund-te-futen-ne-bbv5"

Yjet

Gazeta Express

17/11/2025 19:27

Ronaldo Sharka “thyen akullin”: Ja VIP-at që mund të futen në BBV5

Yjet

Gazeta Express

17/11/2025 19:27

Reality show më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother Vip Albania, pritet të rikthehet në dhjetor me sezonin e pestë, ndërsa ethet e pritjes kanë nisur që tani.

Faqja zyrtare e programit ka publikuar promo-n e parë, duke konfirmuar startin e BBV5 dhe duke hapur rrugën për spekulimet rreth kastit të ri.

I ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, gazetari i njohur Ronaldo Sharka dha disa detaje ekskluzive rreth emrave që mund të shihen këtë vit brenda shtëpisë më të famshme në vend. Sharka, i cili njihet për informacionet e tij ‘nën dorë’ nga bota e showbizit, deklaroi se sipas burimeve të tij, edicioni i ri pritet të jetë i mbushur me vajza të bukura dhe modele, ku një prej emrave më të lakuar është Arbenita Ismajli.

Ndërkohë, edhe tek djemtë duket se pritet një përzierje personazhesh të fortë e kontrastesh të mëdha. Sharka përmendi Finem, Shpat Kasapin dhe Erik Fullanin si tre nga figurat më të përfolura për t’iu bashkuar BBV5.

Për Shpat Kasapin gazetari u shpreh se “ky është një program që atij i duhet”, ndërsa për Erik Fullanin komentoi se “është një personazh interesant që do të sillte dinamika”.

Por dyshimet më të mëdha i la tek reperi Finem, duke ndezur menjëherë interesin e publikut. Me buzëqeshje dhe insinuata, Sharka la të kuptohej se posedon informacione “të forta” për pjesëmarrjen e tij.

“Di diçka të fortë, Sidorela, dhe mezi pres të fillojë, të dali data. Mund të them për Finemin… le ta bëjmë një lajm sot, si thua?”, u shpreh Sharka, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi reperin e famshëm.

Ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por deklaratat e Ronaldos kanë mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për t’i dhënë start sezonit të përfoljeve. BBV5 pritet të jetë një nga edicionet më të komentuar, ndërsa publiku po pret me padurim të zbulojë se cilët VIP-a do t’i qëndrojnë syrit 24/7. /GazetaExpress/