"Luan dhe i pandalshëm", Juventusi me një tjetër video të aksioneve të Zhegrovës - Gazeta Express
string(77) "luan-dhe-i-pandalshem-juventusi-me-nje-tjeter-video-te-aksioneve-te-zhegroves"

Sport

Gazeta Express

17/11/2025 18:16

“Luan dhe i pandalshëm”, Juventusi me një tjetër video të aksioneve të Zhegrovës

Sport

Gazeta Express

17/11/2025 18:16

Si çdo shqiptar që është i ‘dashuruar’ në futbollin e yllit kosovar, Edon Zhegrovës, ashtu po del të jetë edhe klubi i tij aktual, Juventusi.

Që nga transferimi i tij, klubi më i madh italian nuk po i ndalë videot/fotot të postuara enkas për të.

Njëjtë ka bërë edhe sot “Zonja e Vjetër”, e cila postoi një video të tij, me aksione të tij gjatë tërë ndeshjeve që është aktivizuar.

“Luan dhe i pandalshëm”, shkruan Juventusi në “Instagram”.

Edon Zhegrova duket se i ka bërë për vete italianët, me driblimet e tij unike, të cilat i ngrisin në këmbë tifozët në tribuna.

Zhegrova kaloi te Juventusi nga Lille në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për shumën që i afrohej 20-milionëshit./GazetaExpress/