Aeroporti i Dublinit e nderon Troy Parrottin, e ‘ndryshon’ emrin në nder të tij - Gazeta Express
string(76) "aeroporti-i-dublinit-e-nderon-troy-parrottin-e-ndryshon-emrin-ne-nder-te-tij"

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 16:24

Aeroporti i Dublinit e nderon Troy Parrottin, e ‘ndryshon’ emrin në nder të tij

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 16:24

Aeroporti i Dublinit i bëri një homazh hat-trickut sensacional të Troy Parrott për Irlandën me një “ndryshim emri” humoristik.

Sulmuesi irlandez, 23 vjeç, shkroi emrin e tij në histori me një tregolësh të jashtëzakonshëm kundër Hungarisë që vulosi vendin në play-offin e Kupës së Botës.

Festime pati në të gjithë Irlandën, dhe Aeroporti i Dublinit e shfaqi mirënjohjen e tij në rrjetet sociale.

Llogaria publikoi një foto të aeroportit me emrin e “ndryshuar” në “Troy Parrott International Airport”.

Por nuk përfundoi aty – ata shkuan aq larg sa të ndryshonin edhe emrin e vetë llogarisë në “Troy Parrott International Airport”.

Ky detaj ishte ai që tifozët kapën më shumë në reagimet e shumta ndaj postimit.

Gazetari italian Tancredi Palmeri komentoi: “Kjo është llogaria zyrtare e Aeroportit të Dublinit. Vërtet nuk mund të mos i duash irlandezët.”

‘Shauna’ shkroi: “DUBL– oh prit… TROY PAROTT INTERNATIONAL Airport ju dua!”

Dublin Airport FC bëri shaka: “Mesa duket tani po luajmë nën emrin Troy Parrott Airprot FC.”

Troy Parrot përpos tre golave ndaj Hungarisë, pak ditë më pare shënoi dy gola ndaj Portugalisë, duke marrë një fitore prej 2-0 në Dublin./GazetaExpress/