Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin doli në konferencë për media sot, para ndeshjes së nesërme ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndër tjera, Yakin tha se nesër nuk do të jetë një duel vëllazëror, siç kishte thënë në udhëtimin e kaluar.
“Pjesën emocionale e kemi lënë pas. Nesër s’ka me pasë ‘duel vëllezërish’. Thjesht: gati, vendosuni, nisemi. Ata kanë kaluar herët në epërsi kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Ne duam ta zhvillojmë lojën tonë dhe të përpiqemi t’i shënojmë golat përmes ofensivës sonë”, u shpreh Yakin.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës është e fundit e ciklit kualifikues për Botëror. Kosovës i duhet një fitore me gjashtë gola diferencë për ta zënë vendin e parë.