Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin doli në konferencë për media sot, para ndeshjes së nesërme ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Yakin tha se të dyja kombëtaret kanë bërë fushatë mjaft të mirë, por Zvicra e ka merituar këtë pozitë.
“Para ndeshjes mund të spekulohet shumë. Në fushë duhet ta zgjidhësh. Të dyja skuadrat po bëjnë një sezon të shkëlqyer. Nesër nuk do të mendojmë vetëm për mbrojtjen. Sigurisht që kundërshtari do të provojë gjithçka, por mendoj se ne jemi mjaftueshëm të qëndrueshëm. E kemi merituar këtë pozitë: skuadra ime njeh vetëm një drejtim”, tha Yakin.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës është e fundit e ciklit kualifikues për Botëror. Kosovës i duhet një fitore me gjashtë gola diferencë për ta zënë vendin e parë.