Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin në Spotify Camp Nou, me debutimin historik të stadiumit të rindërtuar që do të zhvillohet këtë të shtunë në ndeshjen e La Ligës kundër Athletic Club.
Pas më shumë se një viti larg shtëpisë së tyre ikonike, për shkak të punimeve madhore të rikonstruksionit, Barça më në fund është gati të hapë dyert e stadiumit të ri modern, që pritet të jetë një nga më të avancuarit në botën e futbollit – si nga infrastruktura, ashtu edhe nga atmosfera që pritet të krijojë.
Klubi e ka cilësuar këtë rikthim si një ditë historike për Barcelonën, teksa tifozët blaugrana do të kenë mundësinë të përjetojnë për herë të parë përmirësimet gjigante të bërë në Camp Nou.
Ndeshja me Athletic Bilbaon pritet të jetë një spektakël i vërtetë, jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna.