Ben Blushi: Kosovarët e kanë mbajtur Kombëtaren shqiptare, ajo është produkt i tyre - Gazeta Express
string(81) "ben-blushi-kosovaret-e-kane-mbajtur-kombetaren-shqiptare-ajo-eshte-produkt-i-tyre"

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 14:36

Ben Blushi: Kosovarët e kanë mbajtur Kombëtaren shqiptare, ajo është produkt i tyre

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 14:36

Gazetari i njohur shqiptar, Ben Blushi në një intervistë në emisionin e Arbana Osmanit foli rreth Kombëtares së Shqipërisë në futboll.

Blushi tha se kosovarët e kanë mbajtur Shqipërinë në këtë sport.

“Kosovarët e kanë mbajtur Kombëtaren e Shqipërisë. Kombëtarja e Shqipërisë është produkt i Kosovës, kryesisht. Ata e rritën shumë futbollin tonë dhe e ndryshuan tifozerinë e kombëtares sonë”, tha Blushi.

Edhe Kosova edhe Shqipëria janë kualifikuar në play-off për Kupën e Botës 2026, teksa në mars do t’i zhvillojnë ndeshjet vendimtare.