Juventusi e uron Edon Zhegrovën para përballjes së madhe me Slloveninë - Gazeta Express
string(70) "juventusi-e-uron-edon-zhegroven-para-perballjes-se-madhe-me-sllovenine"

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 16:15

Juventusi e uron Edon Zhegrovën para përballjes së madhe me Slloveninë

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 16:15

Klubi i madh italian, Juventusi i ka uruar suksese yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Kombëtarja e Kosovës luan sonte ndaj Sllovenisë në “Stadion Stozice”, me fillim nga ora 20:45.

Kjo përballje është një ndeshje e madhe për Kosovën, pasi edhe me barazim, “Dardanët” e sigurojnë një vend në play-offin e Botërorit 2026.

Para kësaj ndeshje, “Zonja e Vjetër” ka bërë një postim të veçantë për Edon Zhegrovë, për t’i uruar suksese në këtë ballafaqim.

“Paq fat, Edon! Futbollisti ynë do të përfaqësojë Kosovën, e cila luan ndaj Sllovenisë në kualifikimet e Botërorit”, shkruan Juventusi.

Kosova është e dyta në grupin B me shtatë pikë nga katër ndeshje. E para është Zvicra me dhjetë pikë. Sllovenia ka tri sosh, teksa e fundit është Suedia me një pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement