Muriqi: Shpresojmë për fitore deri në momentet e fundit ndaj Sllovenisë - Gazeta Express
string(70) "muriqi-shpresojme-per-fitore-deri-ne-momentet-e-fundit-ndaj-sllovenise"

Futboll

Gazeta Express

14/11/2025 18:17

Muriqi: Shpresojmë për fitore deri në momentet e fundit ndaj Sllovenisë

Futboll

Gazeta Express

14/11/2025 18:17

Sulmuesi i kombëtares dardane, Vedat Muriqi është paraqitur në konferencë për media, para ndeshjes së madhe me Slloveninë.

Ai është shprehur optimist për fitore, teksa ka pasur edhe një kundërpërgjigje për trajnerin e Sllovenisë, i cili kishte thënë se edhe pa Benjamin Seskon do të fitojnë ndaj Kosovës.

“Tabela tregon që Kosova ka bërë më mirë se Sllovenia, nuk e di ku e ka marrë atë vetëbesim. Edhe ne jemi ambicioz. Ne kemi katër pikë më shumë se Sllovenia momentalisht. Shpresojmë për fitore deri në momentet e fundit. Siç shpresojnë e gjithë Kosova për mua, edhe unë shpresoj që të shënoj gol ndaj Sllovenisë”, ka thënë Muriqi.

Ndeshja Slloveni – Kosovë do të luhet nesër, e shtunë, me fillim nga ora 20:45 në “Stozice Stadion”.

Kosova është e dyta në grup me shtatë pikë, teksa Sllovenia është e treta me tri pikë.

Me një pikë të fituar, Kosova e siguron “play-offin” e Botërorit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement