Djali i legjendës italiane Gianluigi Buffon, Louis Buffon, ka befasuar botën e futbollit duke zgjedhur të përfaqësojë Republikën Çeke dhe jo Italinë, vendimin që e mori në mars në bashkëpunim me familjen e tij.
“Fola me familjen time dhe së bashku vendosëm që për karrierën time në futboll dhe zhvillimin tim si lojtar do të ishte më mirë të luaja për Republikën Çeke. Nëna ime, sigurisht, ishte shumë e lumtur, por edhe babai im ishte i emocionuar sepse ishte hera ime e parë që më thirrën në ekipin kombëtar.”
17-vjeçari, i cili luan për Pisa-n dhe ka debutuar tashmë edhe në Serie A, po kalon një periudhë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express.
Këtë javë, Louis shpërtheu me hat-trick dhe asist në fitoren 6-1 të Çekisë U19 kundër Azerbajxhanit në kualifikimet për Euro U19.
Buffon më parë kishte shënuar 6 gola me ekipin U19 të Pisa-s dhe tashmë shihet si një nga super–talentet më premtues të futbollit europian.
/GazetaExpress/